Kulluri: Ardhja në pushtet e opozitës nuk bëhet as me protestë, as me molotov

Opozita ka paralajmëruar mbajtjen e një proteste ditën e nesërme (20 shkurt), por për Ervin Kullurin nuk është kjo rruga që do ta sjellë atë në pushtet.
Në emisionin “3D” në RTSH, sekretari për marrëdhëniet me publikun në PD tha se janë bërë një sërë protestash në 11 vite, megjithatë ajo që ka rëndësi në fund, sipas tij, është kutia e votimit.
Sipas Kullurit, PD sot nuk ka një projekt politik dhje as një program qeverisës për shkak se është e përçarë. Ai theksoi se gara “se kush është më i madhi në brenda opozitës”, nuk do ta sjellë opozitën në pushtet.
“Kjo është një protestë që është mirë të bëhet, por ku të çon? Sa protesta janë bërë në 11 vjet? Më e madhja ka qenë në 2014 me 40 mijë veta në shesh. Ajo që vlen në fund është kutia e votimit, sa je në gjendje t’i të jesh një alternativë dhe kjo nuk bëhet me një protestë, as me pesë, as me molotov se u provua në 2019 forma më ekstreme e protestave edhe me një kosto shumë të lartë për PD dhe dështoi. Thelbi është a ka PD sot e gjitha një projekt politik? Nuk ka se janë dy palë. A ka një program qeverisës të përbashkët të dyja palët? Nuk e kanë. Nuk kam dëgjuar ndonjë alternativë. Kush është axhenda politike sot që i mban shqiptarët? Nëse axhenda politike është kjo që kam dëgjuar vitet e fundit, nuk e mund dot Edi Rama. Gara se kush është më i madhi brenda opozitës, nuk sjellë të djathtën në pushtet”, u shpreh ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




