Shembja në aksin Korçë-Ersekë, Meta: E paralajmërova, këto janë gropat e thella të korrupsionit të qeverisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar mbi shembjen e pjesshme të rrugës Korçë–Ersekë, një aks i ri që ende nuk është inauguruar, duke akuzuar qeverinë si shkaktare të ngjarjes. Sipas Metës, veprat më të mëdha të qeverisë Rama, janë gropat e thella të korrupsionit në çdo sektor.
Ai risolli në vëmendje paralajmërimin e bërë një javë më parë në Shklodër, ku deklaroi se rruga Korçë-Ersekë rrezikon të përsëritet në Kardhiq-Delvinë.
“Para një jave nga Shkodra e paralajmërova atë që pritej të ndodhte me rrugën super të shtrenjtë por pa standarde, “Korçë-Ersekë”, që rrezikon të përsëritet në “Kardhiq-Delvinë”, por dhe në rrugët e tjera të florinjta të “Rilindjes”.
“Veprat” më të mëdha të kësaj Qeverie janë gropat shumë të thella të korrupsionit në çdo sektor, që vetëm thellohen dhe përhapen kudo!
Kështu ndodh në një vend ku drejtësia garantohet nga ai që e ka kapur për fyti: Kryeministri”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




