Mediu: Sot nisi bashkimi i opozitës. Ja cilat janë sfidat tona për zgjedhjet! | 3D në RTSH

Politikë | 3 vite më parë

Kreu republikan Fatmir Mediu ka spjeguar në emisionin 3D në RTSH idenë e bashkimit opozitar dhe sfidat e tij në prag të zgjedhjeve të përgjithshme që pritet të mbahen në vitin 2025.

” Unë mendoj që ky është vetëm fillimi i një bashkimi opozitar ” tha zoti Mediu. ” Ai ka lënë dyert e hapura për çdo subjekt dhe aktor politik opozitar për t’u bërë pjesë rreth bashkimit të ideve dhe jo partive politike” spjegoi ai.

Për zotin Mediu e rëndësishme është që partitë në opozitë të kenë mirëkuptim dhe besim tek njëra tjetra për ta arritur më pas tek qytetarët.

Në vlerësimin e kreut republikan qeveria aktuale socialiste ka kapërcyer çdo limit, nga pikpamja kushtetuese e ligjore.

Duke u ndalur veçmas tek synimi i opozitës për Reformën Zgjedhore zoti Mediu tha se ideja është që opozita të ketë një kuptim të përbashkët për këtë reformë. ” Ne synojmë ta sjellim gjithçka sipas kërkesave të OSBE-ODIHR-it” shtoi kreu republikan.

Zoti Mediu shprehu shqetësimin e opozitës lidhur me zgjedhjet duke u ndalur tek vjedhja e votës nga qeveria e majtë. Ai kujtoi se kryeministri Rama ka hequr mundësinë e krijimit të koalicioneve dhe kjo e ka goditur rezultatin real të zgjedhjeve.”Mbi 150 mijë vota të opozitës dalin jashtë funksionit dhe shkojnë në interes të maxhorancës” tha zoti Mediu.

Kreu republikan mbrojti listat e hapura dhe nevojën e votës së emigrantëve, madje pjesëmarrjen e tyre në qeverisje.

/ rtsh. al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme