Berisha: Më 20 shkurt të mblidhemi për t’i dalë zot kombit

Sali Berisha, nga ‘arresti në shtëpi’, u bëri thirrje shqiptarëve që të mblidhen më 20 shkurt për t’i dalë zot kombit. Nga dritarja e shtëpisë ku po kalon ‘arrestin me burg’, Berisha përshëndeti simpatizantët që u mblodhën në tubimin e organizuar në mbështetje të tij në rrugën e quajtur si “Rruga e Shpresës”.
Në nisje të fjalës së tij Berisha u bëri thirrje qytetarëve që u tubuan poshtë banesës që të mbajnë 1 minutë heshtje për opozitarin e pamposhtur, sipas tij, ndaj regjimit diktatorial, barbar të Vladimir Putinit, Alexei Navalny.
Berisha, gjithashtu i bëri thirrje shqiptarëve që të mblidhen më 20 shkurt për t’i dalë zot kombit.
Berisha tha se në këto 10 vite, “shqiptarët janë rrokullisur në mënyrë të pamëshirshme nga qeverisja.” Berisha theksoi më tej se, si në asnjë vend tjetër të Evropës, pushteti përdoret vetëm për të vjedhur.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




