Shantazhet në internet, Rama takon numrin dy të TikTok: Masa për moderimin e mesazheve në gjuhën shqipe

Politikë | 3 vite më parë

Disa ngjarje dramatike të kohëve të fundit në vendin tonë, në lidhje me abuzimin, shantazhin, bullizimin, shoqëruar në disa raste edhe me pasoja tragjike, si pasojë e keqpërdorimit të platformave të rrjeteve sociale, kryesisht të TikTok-ut, duket se kanë detyruar kryeministrin, Edi Rama, që ‘të trokasë’ personalisht në zyrat qendrore të TikTok-ut.

Ai ka zhvilluar një takim në zyrat e TikTok-ut me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë, Theo Bertram, ku ka diskutuar me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i qeverisë shqiptare në rrjetet sociale. Rama shkruan se në këtë takim është njohur me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe.

“Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social TikTok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, shkruan Rama.

“Në zyrat e Tik Tok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë, Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social Tik Tok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre”, mbyll postimin Rama të publikuar në rrjetet sociale.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme