Celibashi me kryetaren e misionit të OSBE-së: Plotësim i rekomandimeve për zgjedhjet!

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi priti të premten në një takim kryetaren në detyrë e Prezencës së OSBE-së, ambasadoren Clarisse Pasztory.
Ata zhvilluan një bisedë të thelluar mbi çështjet e Reformës Zgjedhore në Shqipëri.
Ambasadorja Pasztory shprehu mbështetjen e saj për KQZ dhe rëndësinë e përshpejtimit të punës së Komisionit Ad-Hoc Parlamentar për ndryshimet legjislative të Kodit Zgjedhor.
Celibashi falënderoi ambasadoren Pasztory dhe vlerësoi punën e Prezencës së OSBE në Tiranë për ndihmën dhe nxitjen e reformës zgjedhore, sidomos në angazhimin për plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, votimin nga jashtë dhe depolitizimin e administratës zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




