Shtuni: Situata Kosovë-SHBA, më e keqja, që pas çlirimit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri (15 shkurt) foli për mbështetjen e SHBA-ve për reformën në drejtësi, interes të drejtpërdrejtë për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe stabilitetin e shtetit të Kosovës.
Në një lidhje në Skype me studion e emisionit “3D” në RTSH, Eksperti i Sigurisë në Uashington Adrian Shtuni u shpreh se situata Kosovë-SHBA është më e keqja që nga çlirimi i Kosovës.
“Blinken ju shmang përgjigjes për Kosovën kur e pyetën për Kosovën sepse situata aty nuk ka qenë ndonjëherë më keq sidomos kur flasim për situatën e Shteteve të Bashkuara me Kosovën dhe ambasadori Hovenier doli pak më para në një konferencë për të përgënjeshtruar atë që thotë Kurti se marrëdhënia është normale, ai shumë qartë e tha se kjo nuk është e vërtet. Situata është më e keqja që nga çlirimi i Kosovës ku kanë filluar dhe marrëdhëniet bilaterale midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara”, tha Shunti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




