Nurellari: Pse Blinken shmangu mesazhet për Kosovën nga Tirana

Politikë | 3 vite më parë

Politologu Adri Nurellari ka shpjeguar se përse Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i shmangu ditën e sotme mesazhet në drejtim të Kosovës.

Nurellari theksoi se vizita e Blinkenit ishte një vizitë bilaterale dhe nuk do të donte që vizita të fokusohej te Kosova.

Nga ana tjetër, ishte kryeministrit Rama, sipas Nurellarit që u përpoq ta shfrytëzonte këtë rast.

Ai shtoi se në Konferencën e Sigurisë që do të mbahet në Munih të Gjermanisë duke nisur nga dita e nesërme më 16 shkurt deri në datë 18 do të jenë mundësitë që Blinken të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Kosovën për të diskutuar mbi çështje konkrete.  

“E para u duk qartazi që Blinkeni shmangu me vetëdije që të fliste nga Tirana për Kosovën sepse i shikon si dy çështje të shkëputura dhe ka ardhur për një vizitë bilaterale, të rregullt. Dhe nuk do të donte që vëmendja e kësaj vizite të fokusohej për Kosovën dhe ndaj u tregua i rezervuar. U mjaftua duke falënderuar Shqipërinë për kontributin që jep në kuadër të KFOR-it dhe në kuadër që të mbështetjes që i jep dialogut. U duk zell i madh i kryeministrit që donte ta shfrytëzonte atë lloj platforme që kishte gazetarë nga të gjithë bota për të folur për këtë çështje sepse Blinken u duk qartazi që donte ta shmangte këtë çështje sepse ai sonte ka fluturuar në Munih ku bëhet Konferenca globale e sigurisë ku liderët e Ballkanit kanë për të qenë aty dhe do të ketë takime me dyer të mbyllur”, u shpreh Nurellari.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme