PL, Meta: Aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë dhe shtetin ligjor

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi të enjten pas vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë, duke theksuar se “aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë dhe shtetin ligjor.”
“Për Shqipërinë, aleanca strategjike me SHBA është themelore për demokracinë, shtetin ligjor, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit, si dhe garanci jetike për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë. Marrëdhëniet tona meritojnë të zhvillohen më tej, ndërsa së bashku forcojmë bashkëpunimin transatlantik dhe në NATO”, shkruan Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




