Blinken: Faleminderit për mikpritjen! Ndiej ngrohtësinë e “vendit të shqiponjave”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinken (Antony), në fjalën e tij gjatë një aktivitet me të rinj dhe të diplomuar me temë “Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” ka vlerësuar mikpritjen e Shqipërisë.
“Mirëdita të gjithëve. Ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme në ‘vendin e shqiponjave’. E ndiej ambientin e ngrohtë që më shoqëron në Tiranë. Nuk mund t’ju shpjegoj se sa mirënjohës jam. Jam i lumtur që të jem sot me ju të festojmë arritjet e këtyre programeve. Është një moment i rëndësishëm. Falënderoj David Uisner (Wisner) që po drejton aktivitetet e ambasadës së SHBA-së dhe sidomos Edin [Rama]. Z. kryeministër, jam shumë i lumtur. Ju si kryetar bashkie e keni energjizuar dhe i keni dhënë drita të bukura,” tha Blinken.
Sekretari Blinken ka vlerësuar ndihmën që dha Shqipëria për të pritur qytetarët afganë, për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve.
“Ju mund të shikoni shpresën e jashtëzakonshme në sytë e afganëve dhe ajo është ringjallur se ata ndihen të sigurt në Shqipëri, që më pas do të kenë rrugën e tyre SHBA. Unë jam mirënjohës që mbështetët afganët për t’i shpëtuar nga talebanët,” tha Blinken.
Në fund Blinken vlerësoi edhe rininë shqiptare, të cilët i konsideroi si persona që do krijojnë një të ardhme më të sigurt në botë.
“Nëse shkëmbejmë eksperiencën tonë aq më shumë do të përparojmë dhe bota do të jetë më e sigurt. SHBA dhe Shqipëria kanë lidhur marrëdhëniet 100 vite më parë, për gjysmën e periudhës këto marrëdhënie nuk ekzistonin, por sot në shekullin e ri ne vendet tona do ta bëjmë botën më të sigurt dhe do jeni ju të rinjtë që do e bëni këtë,” tha Blinken.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




