Mediu: Vizita e Blinken me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, sidomos për situatën kritike në rajoni

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka komentuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antoni Blinken (Antony) që vjen sot për herë të parë në Tiranë

Në një prononcim për mediat para nisjes të seancës plenare, Mediu ka konfirmuar lajmin që nuk do ketë takime me opozitën, por sikurse tha ai, edhe më parë gjatë vizitës të mëparshme të ish-sekretarit të Shtetit, Xhon Keri, nuk ka zhvilluar takime.

“Nuk kam asnjë koment për këtë sepse agjendën e z. Blinken e bënë DASH. Besoj se edhe në vizitën e z. Xhon Keri   nuk ka pasur takim me opozitën, pra nuk duhen bërë rastet përjashtimore ”, tha ai.

Por sipas tij, kjo nuk duhet të ketë interpretime sepse kjo është një vizitë tepër e rëndësishme kur flitet për Shqipërinë.

“Mendoj se është vizitë e një rëndësie të veçantë për Shqipërinë, sidomos për situatën kritike që ka rajoni. Tregon qartësisht marrëdhëniet e forta me Shqipërinë dhe institucionet shqiptare. Këtu nuk flitet për palë por këtu flitet për Shqipërinë.  Nuk mendoj që duhet të ketë interpretime të ngushta politike sepse o të ishte naive dhe e papranueshme në marrëdhëniet e një partneritetit sikurse është SHBA”, u shpreh ai.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme