Vizita e Blinken në Tiranë, Basha: Sinjalizon fuqinë e marrëdhënieve strategjike me SHBA-në

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka konsideruar vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken të rëndësishme dhe një sinjal i marrëdhënieve të forta mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
Para Kuvendit, Basha tha se marrëdhëniet strategjike mes SHBA-së dhe Shqipërisë shkojnë përtej “çorapeve të pista të politikës së përditshme të Tiranës”.
“Marrëdhëniet strategjike nuk mund të futen në çorapet e pista të politikës së përditshme të Tiranës pasi kalojnë përtej personave dhe momenteve. Unë i uroj mirëseardhjen në emër të PD Sekretarit Blinken dhe siguroj se SHBA ka e do të ketë gjithmonë një faktor politik krenar për partneritetin me SHBA dhe të gatshëm për të mbrojtur parimet dhe standardet e kësaj aleance që nuk janë thjeshtë ushtarake dhe linjëzimi i politikes së jashtme por ka të bëjë me një mesazh nga në tjetër që kërcënimi më i madh vjen nga autokratët të cilët kufizojnë hapësirat e lirisë dhe manipulojnë zgjedhjet”, tha Basha.
Kryedemokrati shtoi gjithashtu se kjo vizitë vjen në një moment të veçantë jo vetëm për vendin tonë por edhe për Kosovës.
“Sot është koha që shqiptarët të mos përtypin cicmicet e ditës që do ushqejë me lopatë kryeministri por të shohin përtej pasi kjo vizitë sinjalizon fuqinë e marrëdhënie me SHBA të Shqipërisë dhe vjen në një moment të veçantë edhe për Kosovës dhe aspirata tona”, tha Basha.
I pyetur pse nuk kishte një takim me sekretarin Blinken, Basha zgjodhi të heshte duke shtuar se “takimet me kolegët e SHBA nuk kanë munguar dhe nuk do mungojnë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



