Bruksel- Takimi me Ramën, Michel: Mirënjohje për mbështetjen e Shqipërisë dhe rajonit për Ukrainën

Politikë | 3 vite më parë

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel gjatë një takimi me kryeministrin, Edi Rama, ka përshëndetur nismën për të zhvilluar një samit rajonal Ballkan Perëndimor- Ukrainë në Tiranë.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, Michel bën të ditur gjithashtu se edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE.

“Me @ediramaal, diskutuam rrugën përpara të Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë kësaj rruge. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Përshëndeta gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën”, shkruan Michel.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme