Rama takon presidentin e KiE, fokusi i agjendës te përthithja e fondeve të BE

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot (14 shkurt) një vizitë pune në Bruksel. Gazetarja e RTSH-së, Denada Shkodrani, ka zbuluar detaje nga agjenda e Kryeministrit, ku Rama, ku është takuar me presidentin e Këshillit Europian (KiE), Sharl Mishel (Charles Michel) si dhe pritet të takohet me presidenten e KE-së, Ursula fon der Lajen (Ursula von der Leyen).
Në orën 14:00 Kryeministri Rama u prit nga Presidenti i Këshillit Europian (KiE), Sharl Mishel.
“Rreth orës 16:00, agjenda parashikon të takohet me presidenten e Komisionit Europian (KE), Ursula fon der Lajen,” u shpreh Shkodrani.

Qëllimi i kësaj vizite, thekson Shkodrani, është koordinimi i punëve të përbashkëta, por dhe përthithja e financimeve që BE do akordojë për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Shqipëria pritet të përfitojë një pjesë të rëndësishme të këtyre financimeve në formë e granteve dhe kredive të buta që do të bëjnë të mundur zhvillimin e sektorëve strategjikë,” raporton gazetarja e RTSH-së.
Në Bruksel mësohet se ndodhet dhe kryeministri i sapozgjedhur i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dhe kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, të cilët po ashtu do të zhvillojnë takime të nivelit të lartë.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përfunduar disa nga kapitujt kryesorë të përafrimit të legjislacionit me atë europian.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




