Rama: Së shpejti nënshkruajmë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Emiratet e Bashkuara Arabe

Politikë | 3 vite më parë

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen e tregtisë së lirë.

Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ndërsa ka ndarë edhe një foto nga takimi me Presidentin e Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan.

Rama thekson se gjatë takimit me presidentin biseduan për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës dhe sigurisë.

“I nderuar nga miqësia dhe mikpritja në shtëpi e Presidentit të Emiratave të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin biseduam për ecurinë e projekteve të mëdha strategjike në fushën e energjisë, turizmit, infrastrukturës, sigurisë, si edhe për marrëveshjen e tregëtisë së lirë që do të nënshkruajmë së shpejti”, shkruan Rama.

Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale ku shprehu dëshirën që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së. Kreu i qeverisë u fokusua edhe në rolin e teknologjisë dhe marrjen e shërbimeve siç është e-Albania. Ndërkohë që theksoi se po punohet gjithnjë e më shumë në forcimin e sigurisë kibernetike.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme