E drejta ndërkombëtare, ministri Manja nënshkruan dy marrëveshje në Hagë

Politikë | 3 vite më parë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë një vizite zyrtare në Hagë ka nënshkruar dy dokumente të rëndësishme që kanë të bëjnë me “Konventën për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës” dhe “Protokollin për Ligjin e Zbatueshëm për Detyrimet Ushqimore”.

Të pranishëm në nënshkrimin e këtyre dy marrëveshje për Shqipërinë kanë qenë dhe z. Christophe Bernasconi, Sekretar i Përgjithshëm i Byrosë së Përhershme për të Drejtën Ndërkombëtare Private (HÇH) dhe z. Jules van Eijndhoven, MPJ Holandese.

Nënshkrimi i Konventës dhe Protokollit shihet si një mundësi që Shqipëria të forcojë legjislacionin e brendshëm në fushën e të drejtës ndërkombëtare private dhe një instrument shtesë për palët në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve civile!

Ministri Manja pas nënshkrimit u shpreh se: “Konventa dhe Protokolli që pata nderin të nënshkruaj sot si Ministër Drejtësie në emër të shtetit shqiptar, garanton universalitetin e të drejtës ndërkombëtare në të drejtën e brendshme, forcon sigurinë juridike për biznesin në marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare, si dhe lehtëson procesin e dhënies së vendimeve për detyrimet ushqimore, në rastet që kanë të bëjnë me fëmijët në kontekstin e marrëdhënieve familjare”!

Ministri Manja do të jetë i pranishëm në Hagë edhe ditën e nesërme, ku pritet nënshkrimi i një tjetër konvente të rëndësishme, që do të shoqërohet edhe me takime të nivelit të lartë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme