Blinkeni në Shqipëri, Yuri Kim tregon agjendën e vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit

Në një bisedë informuese online me gazetarë shqiptarë dhe ata gjermanë Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje mbi vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Shqipëri.
Detajet i bëri të ditur ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë James O’Brien, i cili shoqërohej në këtë bashkëbisedim nga ish-ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim e cila aktualisht mban pozicionin e Principal ZëvendësAsistentes së Sekretarit amerikan për Europën dhe Eurazinë.
Duke folur për vizitën e Blikenit në Shqipëri Yuri Kim theksoi se “ne do të nisemi nesër në një udhëtim me dy ndalesa. Ndalesa e parë, është Shqipëria ku ne do të fokusohemi tek e ardhmja e Shqipërisë, e Ballkanit Perëndimor dhe vlen ta përmend se sekretari O’Brien ishte aty të fliste në Bosnje Hercegovinë. Pra për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe të Europës”
Sipas Kim, kjo vizitë e Blinkenit vjen në një kohë kur Shqipëria është bashkë penëmbajtëse në Këshillin e Sigurimit.
“Kjo vizitë vjen tek sa ne nisim 100 vjeçarin e dytë të marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Vjen në një kohë kur ne duam të falënderojmë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për si bashkë penë mbajtëse në Këshillin e Sigurimit. Ne duan të nënvizojmë bashkëpunim e shkëlqyer qe ne kemi me Shqipërinë. Duam po ashtu ti falënderojmë edhe për të qenit mikpritësi kryesor i afganëve në nevojë tek sa Shqipëria vijojë traditën e mikpritjes të atyre të cilëve u rrezikohej jeta”, ka theksuar ish-ambasadorja amerikane në Tiranë.
Kim tregoi edhe axhendën e ngjeshur që Blinken do të ketë në Tiranë.
“Do të jetë një axhendë e ngjeshur. Ne do të shkojmë atje për t’u takuar me presidentin Bajram Begaj. Takim me kryeministrin Edi Rama nga ku do të ketë bisedime bilaterale. E në fund një dalje për median. Sekretari Blinken do të ketë një takim të mrekullueshëm me të rinjtë, diçka më shumë se 100, të cilët kanë kaluar përmes programeve tona.
Vendi këtij takimi do të jetë Piramida në Shqipëri vend siç mund ta dini ishte Koreja e Veriut e Evropës dhe piramida u ndërtua si mauzoleu për diktatorin Enver Hoxha. Por qyteti Tiranës me ndihmën e Fondit Amerikan të Zhvillimit u bashkuan dhe e kthyen në një qendër inovacioni hapur disa muaj më parë”, nënvizoi Kim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




