Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, diskutohet për situatën politike

Politikë | 3 vite më parë

Partia Socialiste mbledh nesër (11 shkurt) Asamblenë Kombëtare të saj. Të dielën Edi Rama ka thirrur anëtarët e forumit politik, me një vendim të prerë ku thuhet se askush nuk duhet të mungojë. Anëtarësia e Asamblesë është njoftuar në fillim të kësaj jave për mbledhjen e  forumit, i cili do të sjellë një mesazh politik edhe nga kryetari Rama. Partia që qeveris vendin për të 11-in vit radhazi po përgatit kongresin e saj zgjedhor me qëllim përgatitjen për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Në Asamble do të diskutohet për jetën e brendshme të socialisteve, situatën politike në vend dhe detyrimet e të majtëve për të rritur eficencen në qeverisje dhe në proceset integruese të vendit. Mbledhja e asamblesë është e para që thirret për këtë vit dhe e para pas kongresit të 8 dhjetorit të vitit të kaluar.

Në nisje të këtij viti Rama mblodhi drejtuesit politikë të partisë në Lezhe, drejtues të strukturave më të larta vendimmarrëse në drejtimin e vendit, të cilët i gëzojnë postet për shkak të rezultatit fitues që PS mori në zgjedhjet e 25 prillit të 3 viteve më parë.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme