Meta takim me strukturat në Shkodër: Koha për organizim të fuqishëm të opozitës

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta u takua me strukturat e partisë në Shkodër, ku theksoi se tashmë është koha që opozita të organizohet.
“Është koha për organizim të fuqishëm të opozitës dhe të Partisë së Lirisë. Unë besoj shumë në integritetin e këshilltarëve tanë”, tha Meta.
Meta foli edhe për ndihmën që duhet t’i jepet fermerëve, ndërsa akuzoi qeverinë për mungesë investimesh në Shkodër.
“Shkodrën mos e lini me rrugën. Rruga Lezhë-Shkodër është bërë që kur isha unë kryeministër. Rruga e Kombit akoma siç e ka bërë doktori. Ne do të japim grant 10 mijë euro për çdo fermer që dëshiron të bëjë një fermë. Do t’i lehtësojmë nga taksat për 5 vitet e para”, tha Meta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




