Basha: Koha nuk pret më! PD e vetmja shpresë për të dal nga ky ankth 10-vjeçar

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në kuadër të riorganizimit të strukturave të kësaj partie është ndalur sot me simpatizantët dhe mbështetësit e tij në qytetin e Krujës.

Në kryer të fjalës së tij, Basha theksoi se, “Kruja është një qytet që njihet nga e gjithë Evropa, ka hyrë në legjenda për aftësinë e banorëve të tij për t’i qëndruar vështirësive më të mëdha që mund të rrok mendja njerëzore. Edhe vështirësitë që kemi kaluar këto 2 vite, janë pa asnjë dyshim vështirësitë më të mëdha, sfidat më të mëdha që mund të rrokte mendja e demokratëve 2 vite më parë. Dhe kuptimi i këtij kuvendi është që të ndërtojmë të ardhmen”, tha Basha.

Prandaj jemi sot këtu, iu drejtua të pranishmëve Basha,  sepse nuk mund t’i ikim misionit për të cilën jemi krijuar dhe për të cilin kemi sakrifikuar gjithçka.

“Është thirrja e fermerëve shqiptarë të braktisur nga një qeveri e korruptuar që pasi vodhi taksat e shqiptarëve, nuk hezitoi të vidhte edhe taksat e evropianëve që erdhën si subvencione për fermerët, por përfunduan në vila dhe resorët luksoze të pushtetarëve. Është thirrja e sipërmarrjeve të cilët prej 10 vitesh ndodhen nën zgjedhën më mizore të përfytyrueshme në Europë” theksoi ai.

Ndaj theksoi ai, dhe kësaj thirrje po I përgjigjemi që këtu nga Kruja, domethënia e të cilës është e pamohueshme për shqiptaret, por është po kështu e pamohueshme për PD.

Në këtë kontekst, Basha u shpreh se, “Partia Demokratike ndodhet në këtë sallë me një vullnet për t’iu kthyer idealeve për të cilat lindëm. Dhe ideali më kryesor është ai i lirisë. I lirisë polirike, i lirisë ekonomike dhe i lirisë së gjithanshme”.

Sakaq tha Basha, koha nuk pret, nuk ka më kohë të vajtojmë se ku e ka  çuar Shqipërinë Edi Rama dhe qeverisja e tij, nuk ka më kohë të denoncojmë aferat e tyre monstruoze, por është koha tu japim shqiptarëve edhe rrugën e daljes nga ky ankth 10-vjecar.

“Është thirrja e sipërmarrjeve të cilët prej 10 vitesh ndodhen nën zgjedhën më mizore të përfytyrueshmë në Europë. Është thirrja e prindërve shqiptarë që tani I shohin vatrat e tyre të boshatisura, fëmijët e tyre që kërkojnë të largohen. Është thirrja e edukatorëve të brezit të ri, e punonjësve të shëndetësisë, është thirrja e administratës që janë skllavëruar për t’I shërbyer një pushteti korruptiv. Dhe kësaj thirrje po I përgjigjemi që këtu nga Kruja, domethënia e të cilës është e pamohueshme për shqiptarët, por është po kështu e pamohueshme për PD”, tha ndër të tjera Basha.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme