Administrata publike platformë solide për zhvillimin e biznesit

Politikë | 3 vite më parë

Komisionerin Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, u shpreh se, në BE ne synojmë të kemi një administratë publike të fortë, funksionale dhe të dedikuar, një administratë publike që operon me profesionalizëm dhe integritet, për një administrata publike që ofron shërbime dhe jep llogari dhe ofron një platformë solide për zhvillimin e biznesit”.

Duke përcjellë online mesazhin në aktivitetin e organizuar të premten në Tiranë, Varhelyi tha se, “administrata publike duhet të ofrojë shërbime cilësore për qytetarët dhe profesionistët. Ne po bëjmë çmos për t’ju mbështetur ju dhe partnerët tanë të Ballkanit Perendimor që të gëzoni pikërisht këtë gjë”.

Sipas komisionetrit evropian, modernizimi i administratës publike, është një pjesë e rëndësishme, por sfiduese të negociatave mes Shqipërisë dhe BE në procesin e zgjerimit. Kjo kërkon një punë të vazhdueshme, për këtë arsye kemi punuar së bashku me ju që nga fillimi për një reformë të administratës publike të dedikuar brenda kornizës së procesit të anëtarësimit.

“Ky ushtrim reformues është pjesë e Grup Kapitullit të Themeloreve i cili hapet i pari dhe mbyllet i fundit. Për gjatë muajit të fundit, ne kemi shqyrtuar nga afër se ku qëndroni në procesin e shqyrtimit të thellë dhe intensiv analitik. Konkluzioni ynë është se Shqipëria ka arritur vërtetë shumë tashmë në Reformën e Administratës Publike. Megjithatë është mirëkuptimi ynë i përbashkët se ka ende vend për përmirësime”  tha Komisionerin Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi. 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme