Basha-Kullurit: Me kë e kërkoni bashkëpunimin? Kulluri: S’ka bashkëpunim po s’u tërhoq Berisha!

Politikë | 3 vite më parë

Gazetarja Anila Basha, deklaroi në studion e “3D” se pavarësisht deklaratave të bëra nga të dy kampet e opozitës, e atyre që përfaqësohen si Partia Demokratike, nuk është bërë asnjë përpjekje konkrete që të palët të bëjnë armëpushim dhe të ulin tonet.

 “Ju nuk po uleni dot as në tryezë për të bashkëpunuar se bashku sepse jeni ndarë në 7 copa” tha Basha

Duke iu drejtuar sekretarit të Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri, ajo u shpreh se “ ju nuk po kërkoni as  nuk po kërkojnë bashkëpunim dhe nuk po kërkohet armëpushimi sepse deri tani nuk po dakordësoheni ”.

Ndërsa Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun, Edvin Kulluri, përsëriti për të disatën herë në studion e “3D” se i vetmi kusht të të bashkohen me pjesën tjetër, është që të largohet Sali Berisha nga drejtimi dhe protogonizmi politik.

“Ne e kemi bërë ofertën tonë  që i vetëm kusht është të tërhiqet Sali Berisha nga drejtimi . nuk ka ndryshuar mendim z. Basha “ 

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme