Basha: Rruga që na pret është plotë sfida por kurrë nuk ka qenë më e qartë dhe më e drejtë. Të jemi të bashkuar deri në fitore

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha , në turrin e takimeve në kuadër të riorganizimit është ndalur sot në njësinë nr. 7 në Kryeqytet.

Duke falënderuar të pranishmit e mbledhur në këtë takim,  Basha u shpreh se, “përvoja e fituar, mësimet e nxjerra në këto dy vite, nuk është një pasuri personale, është një pasuri për të gjithë vendin.

“Dega 7 është një miniunivers ku ngjarjet zhvillohen me një dinamikë përfaqësuese të qytetit dhe për pjesën tjetër të Shqipërisë. Prandaj e shoh me optimizëm progresin që keni bërë. Duke rivendosur themelet, duke afruar njerëzit e larguar për shkak të zallamahisë që na kaploi këto dy vite”, tha Basha.

Sipas tij, “testi ynë i fundit për gjithsecilin këtu prej nesh, është Sa të përgatitur jemi jo thjesht t’i kuptojmë hallet e njerëzve por dhe t’i bartim në programin tonë politikë dhe në betejat tona politike. Dhe ky është një test që nuk kalohet në qoftë se nuk jemi pranë njerëzve për t’i dëgjuar ata”.

Ne kemi paguar një faturë të lartë për një kohë të gjatë, theksoi Basha, dhe qytetarët në të gjithë vendin janë ndjerë të përfaqësuar.

“Nuk jemi këtu për të vajtuar çfarë kaluam, por për të mësuar dhe për të ecur përpara. Kjo është barra jonë për të krijuar klimën e nevojshme për ta çuar këtë detyrë deri në fund”.

“Rruga që na pret është plotë me sfida, por ajo që na mban në këtë betejë, kurrë nuk ka qenë më e qartë dhe më e drejtë. Shumica dërrmuese nuk e duan këtë qeveri pasi ka vështirësuar jetesën e qytetarëve, ka larguar rininë dhe nuk duket me sy mbarimi i kësaj mynxyre. Duhet të dalim nga ky rreth vicioz, duke çarë një rrugë të re për qytetarët. Si do ta arrijmë këtë nëse kultura e politike është e vjetra. Kjo është sfida, ky është kapërcimi që po bëjnë demokratët edhe këtu në degën 7. Një kulturë e re politike duke vënë në qendër njerëzit. Kësaj i kemi dalë për zot”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme