Protesta e demokratëve në Kuvend, Basha: Teatër. Monotonia i intereson Edi Ramës

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka konsideruar një teatër protestën e disa deputetëve demokratë në seancën e sotme plenare, duke thënë se ata nuk i vendosin interesat e qytetarëve në plan të parë.

“Dita e sotme ka një monotoni dhe një të re. Monotonia i intereson Edi Ramës. Nuk pati asnjë akt të opozitës për t’i kërkuar llogari Edi Ramës dhe qeverisë. Ky teatër do të ishte i pamundur nëse deputetët e opozitës do të vinin interesat e qytetarëve në plan të parë”, tha Basha.

Ky i fundit deklaroi se strategjia e sigurisë kombëtare e miratuar sot, duhej t’i nënshtrohej një debati publik e politik. Ai theksoi se është e pafalshme që një vend i NATO-s të zvarritet me dokumente burokratikë.

“Sot është miratuar një dokument që quhet strategjia e sigurisë kombëtare. Strategjia duhej ti nënshtrohej një debati politik e publik. E pafalshme që një vend I NATO të zvarritet me dokumenta burokratikë

Nuk ka detyrë më të madhe për një kryefamiljar, një qytetar, aq më shumë për një përfaqësues politik të përgatitesh për të keqen më të madhe dhe të fshihesh pas ombrellës së NATO. Ndaj kam kërkuar dy amendamente”, tha ai.

Në seancën e sotme, Kuvendi i rrëzoi Bashës amendamentin për dhënien e 50 milionë eurove Kosovës për sigurinë.

“A duhet të parashikojmë në buxhetin tonë të mbrojtjes një kontribut për mbrojtjen e Kosovës? Amendamentibpër ti ardhur në ndihmë Kosovës është ende në rendin e ditës, por sot u hodh poshtë një amendament që në strategjinë kombëtare të ketë një parashikim të përhershëm të kontributit për Kosovën”, theksoi ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme