Deputetët e përjashtuar të opozitës mblidhen para Kuvendit nuk lejohen të hyjnë, Noka gjuan me miell punonjësit e Gardës

Tensione janë krijuar jashtë ambientit të Parlamentit, ku deputetët e përjashtuar të opozitës janë mbledhur aty duke bërë rezistencë dhe duke u përplasur me punonjësit e Gradës të cilët nuk lejojnë futjen e tyre në Kuvend.
Deputeti i përjashtuar Flamur Noka ka hedhur miell mbi punonjësit e Gardës, të cilët kishin krijuar një kordon para hyrjes së Kuvendit për të mos lejuar futjen e tyre.
Jashtë Kuvendit janë mbledhur 23 deputetët e përjashtuar të opozitës, mes tyre Gazmend Bardhi, Flamur Noka, Asllan Dogjani etj., të cilët janë qëndrojnë në shkallët e institucionit.
Deputetët janë përjashtuar për shkak të kaosit dhe tensioneve që kanë shkaktuar në seancat e Kuvendit duke mos lejuar mbajtjen e seancave plenare.
Teksa deputetët e përjashtuar të grupit Berisha-Bardhi ndodhen jashtë Kuvendit, deputetët e PD me në krye Lulzim Bashën dhe deputetët socialistë kanë hyrë për të filluar seancën, ku pritet të miratohen disa ligje.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




