Bllokimi i seancave të Kuvendit, PS kërkon përjashtimin e 4 deputetëve të opozitës

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga seancat plenare të Kuvendit të 4 deputetëve të opozitës, Bledion Nallbatit, Asllan Dogjani, Flamur Noka dhe Gazmend Bardhit.
PS ka depozituar kërkesën në Sekretariatin e Etikës dhe kërkon që ndaj deputetëve të vendoset masë ndëshkimore, pasi nuk lejuan zhvillimin e seancës së fundit plenare si dhe u futën me dhunë në Kuvend, pasi ishin të përjashtuar më parë. Gjithashtu masa është kërkuar edhe për bllokimin që këta deputetë po i bëjnë mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Kujtojmë se seanca plenare e 5 shkurtit zgjati vetëm pak minuta, pasi deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Ervin Salianji, Dashnor Sula e Albana Vokshi u përplasën me Gardën dhe hynë me dhunë në Kuvend duke shkaktuar kaos dhe mos lejuar zhvillimin normal të seancës.
I njëjti përshkallëzim opozitar përmes kaosit dhe tensioneve, u bë edhe në mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore duke bllokuar këtë të fundit dhe zhvendosur punimet e saj online.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




