Fatmir Mediu për RTSH: Bashkimi i opozitës jo për një individ

Politikë | 3 vite më parë

Kryerepublikani, Fatmir Mediu e konsideron emergjente bashkimin e së djathtës. Në një intervistë për RTSH-në Mediu tha se koncepti i tij është bashkimi me qëllim maksimalizimin e votës të së djathtës dhe jo rreth një individi.

Sipas tij, protestat e opozitës duhet të fokusohen tek çështjet e qytetarëve dhe jo të politikanëve.

Sa i takon debateve të së djathtës për Kodin Zgjedhor dhe funksionimin  e komisionit të posaçëm parlamentar, kryetari i Partisë Republikane tha se “ky komision duhet të rikompozohet dhe të ndryshojë bashkëkryesimi i opozitës, bazuar në kërkesën legjitime të shumicës së deputeteve opozitar“.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme