Basha: Rama dhe Rithemelimi kanë bllokuar Reformën Zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur në Kuvendin Zgjedhor të degës 11 në Tiranë ka theksuar se kryeministri Rama nuk e do Reformën Zgjedhore.
Sipas Bashës, pjesa tjetër e opozitës e ka bllokuar këtë proces “që nuk e thotë, do apo nuk e do, por e bllokon procesin e Reformës Zgjedhore.”
“Ne e dimë se Edi Rama nuk e do Reformën Zgjedhore. Është treguar i sinqertë, e ka thënë, e dua kështu siç është. Dhe kështu siç është e mban po të dojë, shqiptarët nuk zgjedhin kandidatin që duan, barazi vote nuk do ketë, procesi është provuar në çdo raport që është problematik dhe e mban. Por kemi dikë tjetër që nuk e thotë, do apo nuk e do, por e bllokon procesin e Reformës Zgjedhore.
Nuk është e njëjta gjë? Tjetri thotë nuk e dua, tjetri e bllokon reformën zgjedhore. Me paturpësinë më të madhe, drejton gishtin nga PD.
Janë në një mendje me Edi Ramën, duke e bllokuar tash një muaj komisionin e reformës zgjedhore, që mos të vijnë të dëgjohen shoqëria civile, institucionet vendore, institucionet ndërkombëtare, që të pyeten duhet apo s’duhen listat e hapura, barazia e votës, votimi elektronik dhe votën e emigrantëve”, tha Basha.
Basha u ndal gjithashtu edhe te keqqeverisja që sipas tij, mazhoranca në pushtet ka bërë që mbi 500 mijë shqiptarë të braktisin vendin.

Sipas Bashës, sot ka dy Shqipëri, ajo e ekraneve dhe Shqipëria e shqiptarëve që përplasen me realitetin e vështirë në vend.
“Mbi 500 mijë shqiptarë janë larguar duke marrë rrugën pa kthim. Këta bij nënash nuk largohen për luks, por për mbijetesë. Sot kemi dy Shqipëri, njëra ajo e ekraneve që mburret dhe trumbeton të dhëna që as hahen, as jetohen.
Shumica tjetër janë ata që mallkojnë gjëmën më të madhe që mund t’i ndodh një familje, largimin e bijve të tyre. Njerëzit mund të falin shumë gabime të rënda, por jo shkatërrimin e mijëra familjeve shqiptare”, u shpreh Basha.
Basha shprehur mirënjohjen ndaj demokratëve për dy vitet e fundit nëpër të cilat ka kaluar Partia Demokratike. Ndërsa shtoi se shqiptarët “presin ndryshimin për të dalë nga këtë gjendje të zezë ku ndodhen”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.