Rienergjizimi i partisë, PS mbledh të dielën Asamblenë Kombëtare

Politikë | 3 vite më parë

Partia Socialiste do të mbajë më 11 shkurt Asamblenë Kombëtare. Njoftimi është dhënë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Bledi Klosi.

Asambleja Kombëtare vjen në kuadër të zbatimit të vendimit të Kongresit për raportimin e detyrave të lëna për rienergjizimit të PS-së.

Mbledhja do të mbahet në orën 10:30.

“Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS! Në zbatim të vendimit të Kongresit për raportimin e Detyrave të lëna në kuadër të Rienergjizimit të Partisë, me kërkesën e Kryetarit të PS, ju njoftojmë se ditën e dielë ( 11.02.2024), ora 10:30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS.

Pjesëmarrja në mbledhje është e detyrueshme dhe mungesat janë të pajustifikuara!

Sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi KLOSI”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme