Sherr/ Beqiri: Bardhi erdhi nga SHBA që ju të bëheni lesh e li. Sulo: Ku e pe ti këtë?

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Arion Sulo dhe avokati Idajet Beqiri janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme (5 shkurt) në emisionin “3D” në RTSH, ku po diskutohej rreth zhvillimeve të fundit në Partinë Demokratike, pasi Gazment Bardhi iu bashkua protestuesve poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Beqirit, ardhja e Bardhit nga Amerika, ku zhvilloi disa takime do t’i ngatërrojë edhe më shumë gjërat në PD. Por argumenti i tij u kundërshtua nga Sulo.

Debati:

Beqiri: Ardhja e Bardhit nga Amerika, më kot ju gëzon juve, sepse Bardhi nga Amerika erdhi që ju të bëheni më lesh e li seç jeni bërë dhe në fund të përfundoni për faqe të zezë që edhe emrin ja humbët asaj partie, sepse iku emri.

Sulo: Nga e di ti këtë?

Beqiri: E pashë sot

Sulo: Nga e pe sot?

Beqiri: E pashë sot edhe nga deklarimet që bëri ai

Sulo: Ça deklarimesh? PD është e bashkuar tha. Nga e di ti? Këto janë dëshira të kthyera në tregim

Beqiri: Pashë mesazhet që dha, dha ca ulërima dhe iku

Sulo: I tha Ramës o hajdut, o shoku tigri

Beqiri: Kaq i tha

Sulo: I thoshin më jep llogari për tigrin dhe hajdutin që ke bërë bashkë me të

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme