Reforma zgjedhore, kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian takon Celibashin

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadori Silvio Gonzato zhvilloi të enjten një takim me Komisionierin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Gjatë takimit, ambasadori Gonzato siguroi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë KQZ-në në përpjekjet e saj për organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve të Bashkimit Evropian.

“Me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025, ne kemi nevojë për dialog politik gjithëpërfshirës për të siguruar një marrëveshje të gjerë rreth reformës zgjedhore. Këtë e theksova në takimin tim të djeshëm me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, duke ndarë pikëpamjen e ODIHR-it se ndryshimet legjislative duhet të dakordësohen në konsultim me të gjithë aktorët e përfshirë”, u shpreh ambasadori i BE-së Silvio Gonzato në rrjetet sociale.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme