Rama e nis ditën me pamje nga “Parku Natyror” i Bredhit të Sotirës në Dropull

Rama uron mirëmëngjes me pamje nga “Parku Natyror” i Bredhit të Sotirës në Dropull që feston përvjetorin e shpalljes së Zonës së Mbrojtur.
“MIRËMËNGJES dhe me pamjet e Bredhit të Sotirës në Dropull që feston përvjetorin e shpalljes “Park Natyror” me një sipërfaqe të rritur ku mbrohen habitatet dhe speciet e veçanta, duke dhuruar edhe peizazhe të shumëllojshme në çdo stinë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.
Bredhi i Sotirës ndodhet në jugun e Shqipërisë, në Gjirokastër. Është një zonë e mbrojtur natyrore me sipërfaqe aktuale rreth 1.740 ha. Pozicioni në jug të vendit dhe larg rrugës kombëtare e bën një vend mjaft të qetë, me biodiversitet të lartë nga pikëpamja e habitateve dhe atë llojore.
Për të shkuar në “Bredhin e Sotirës”, përshkohet rruga nacionale Gjirokastër-Llongo-Sotirë. Prezantohen vlera të konsiderueshme shkencore dhe eko-turistike.
Ky Monument Natyre është një libër i hapur botanike ku në të mund të shikosh të gjitha katet e bimësisë me shtrirje vertikale, që nga shkurret mesdhetare deri te kullotat alpine të Stugarës dhe të Murganës.
Konsiderohet si një perlë e natyrës shqiptare, nga pikëpamja eko-turistike si dhe ajo shkencore, si pyll i pa shkelur. Pamja që të ofron, është magjepsëse në çdo stinë të vitit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




