Nurellari: Ali Ahmeti dha një leksion edhe për Kosovën. Xhaferi kryeminisër, garanci e shqiptarëve në rajon

Politikë | 3 vite më parë

Analisti politik, Adri Nurellari në emisionin ‘3D’ në RTSH, deklaroi se zgjedhja e Talat Xhaferit në postin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut është dhe një leksion që Ali Ahmeti dha edhe për Kosovën.

Sipas tij, Xhaferi kryeministër është garanci e shqiptarëve në rajon.

“Në historinë e kombit ka pasur shqiptar që kanë pasur poste të larta në vende të rajonit. Por kjo s’do të thotë ndonjë gjë. Kjo zgjedhje është veçantë, ndryshe nga të tjerat. Xhaferi ka drejtuar ushtrinë kombëtare shqiptare dhe është simbol. Dhe kur u vendos në krye të Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, pati jo pak tensione. Por është triumf i demokracisë se gjërat arrihen edhe me mjete demokratike. Është një leksion edhe për politikanët shqiptarë, të cilët mendojnë se arritjet bëhen me dhunë, agresivitet, qoftë në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë. Ata po u japin leksion të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Shqiptarët kanë treguar se kanë qenë dhe mbrojtësit më të mirë të Maqedonisë së Veriut.”, tha Nurellari.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme