U përjashtua 20 ditë nga Kuvendi, Salianji: Vendim turpi, shumica e urren opozitën

Deputeti i ‘Rithemelimit’ të PD-së, Ervin Salianji, e ka komentuar si “turp të shumicës’, vendimin që Komisioni i Etikës në Kuvend mori duke e përjashtuar me 20 ditë nga Parlamenti.
Sipas tij, ky ‘vendim turpi’ u mor nga patronazhistët e qeverisë
Salianji theksoi se shumica ka një urrejtje të verbër dhe armiqësisë ndaj opozitës.
“Patronazhistët e qeverisë morën sot (të hënën) një tjetër vendim turpi, duke më hequr përkohësisht mandatin parlamentar të dhënë me votë nga sovrani. Ky vendim është dëshmi e trajtimit të verbër dhe me urrejtje ndaj deputetëve të opozitës. PD e dënon me forcën më të madhe këtë vendim dhe paralajmëron ashpërsim të aksionit opozitar.”, tha Salianji.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




