Berisha: Rama vendosi nën kontroll drejtësinë me ndihmën e Soros

Politikë | 3 vite më parë

Sali Berisha, përpara mbështetësve të tij, ka hedhur akuza për kapje të sistemit të drejtësisë nga kryeministri Rama .

Nga dritarja banesës ku gjendet në  “arrest shtëpie” , ish-kryeministri Berisha tha se, “Rama vendosi në kontroll të plotë drejtësinë me ndihmën e superspekulantit të planetit, Xhorxh Soros”.

“Edi Rama së pari ia doli që në Shqipëri të vendosë një raport shkatërrimtar për lirinë, për demokracinë, për dinjitetin e shqiptarëve, raportin e shndërrimit të krimit në votë dhe votës në krim”, nënvizoi Berisha.

Sipas tij, Edi Rama, pas kontrollit të plotë të votës së lirë, vendosi në kontroll të plotë, me ndihmën e superspekulantit të planetit, Xhorxh Soros, sistemin e drejtësisë. Sot Shqipëria e Edi Ramës ka një drejtësi po aq të kontrolluar dhe shumë herë më të korruptuar se sa drejtësia që kishte Enver Hoxha.

“Them të korruptuar në para, se politikisht edhe ajo dhe kjo, janë dy drejtësitë më të korruptuara që ka pasur Europa ndonjëherë. De facto, Edi Rama vendosi nën kontroll drejtësinë dhe pothuajse e asgjësoi atë për qytetarët shqiptarë. Për një vendim në gjykata, sot një qytetar i duhet të presë 15-20 vite. Për një dhunim të drejte, në kërkim të të drejtës së tij, sot një qytetar duhet të paguajë ryshfet qimet e kokës për prokurorët dhe gjyqtarët e vetuar nga partia, që nuk kanë ligj e as moral. Sot shqiptarët janë kombi i vetëm që kanë humbur në mënyrë të tmerrshme të drejtën e një procesi ligjor të drejtë. Për të fituar të drejtën, duhet të paguajnë tre herë më shumë”, tha Berisha.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme