Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Nikolla: Shqiptarët krenarë për mbështetjen që u kanë dhënë hebrenjve

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit ndaj hebrenjve.
Nikolla shkruan se shqiptarët janë krenarë për mbështetjen që u kanë dhënë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Sot, në 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, një ndër kapitujt më të errët të historisë së njerëzimit, kur nazistët shfarosën mbi 6 milion hebrenj, ne shqiptarët jemi krenarë për mbështetjen që u kemi dhënë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.Si i vetmi vend që në kohë të vështira ka shërbyer si një atdhe rezervë për hebrenjtë” shkruan Nikolla.
Ndër të tjera Kreu i Kuvendit , Nikolla, shton se, si i vetmi shtet dhe i vetmi popull, i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore mbrojti jo vetëm hebrenjtë që jetonin në vend, por shpëtoi edhe rreth tremijë hebrenj të ardhur nga Europa Qendrore e Lindore.
Ndërkaq Nikolla kujton se, në vitin 2020 Kuvendi miratoi Rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit” dhe organizoi, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, Forumin e parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




