Sali Berisha: Gjyqtarja e Apelit produkt i mafies së Sorosit

Sali Berisha, përpara mbështetësve të tij, ka sulmuar nga dritarja banesës ku gjendet në “arrest shtëpiak” gjyqtaren e Apelit të Posaçëm, e cila nuk pranoi kërkesën për ndryshimin e masës së tij të sigurisë.
Sipas Berishës, gjyqtarja nuk arriti të merrte vendim pasi nuk po lidhej dot me kryeministrin Edi Rama, që ndodhej në Spanjë.
Berisha deklaroi se jemi në një periudhë në të cilën mafia shqiptare, e mbështetur nga mafia ndërkombëtare, nga kartelet e drogës nga Meksika në Dubai dhe zona të tjera, nga krimi i organizuar, nga mafia e Xhorxh Sorosit, ka instaluar në Shqipëri një diktaturë shkatërrimtare për kombin shqiptar, një diktaturë që merr përmasa shfarosëse po të kemi parasysh largimin masiv për shkak të kushteve të krijuar nga regjimi i shqiptarëve nga Shqipëria.
“Sot një gjykatëse mjerane, produkt i reformës së Xhorxh Sorosit, në verbërinë e saj, mbajti në fuqi vendimin e diktuar nga Edi Rama. Kjo mjerane nuk guxoi të shprehej dje, pasi nuk lidheshin dot me Edi Ramën jashtë vendit, por priti sa të merrte urdhrin dhe të komunikonte vendimin e saj.”, tha Berisha.
Ai deklaroi se ndjehet më i motivuar se kurrë në betejën e tij, më optimist, më me shpresë se asnjëherë.
“Në emër tuaj, luftëtarë të lirisë, njerëz të emancipuar, të rinj, të reja, burra dhe gra të guximit, që po mbillni shpresë çdo natë në Tiranë dhe në Shqipëri, ftoj shqiptarët të ngrihen dhe të bashkohen me ju.”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




