GJKKO dënon me 9 muaj burg Kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari

Politikë | 3 vite më parë

GJKKO ka dënuar me 1 vit burg Kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari. Ky i fundit përfitoi nga gjykimi i shkurtuar, duke u dënua me 9 muaj burg. Hajdari i cili akuzohet  për falsifikim dokumentesh dhe mosdeklarim të dënimit të marrë në Greqi më vitin 1999 për kalim të paligjshëm të kufirit, do të kryejë përfundimisht vetëm 150 orë punë komunitare, pas pezullimit të vendimit për dënimin e tij me 9 muaj.

Pas përfundimit të seancës ndaj tij, Hajdari nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim për mediat.

Avokati i tij Theodhori Sallaku bëri me dije para mediave se vendimi do të apelohet dhe se vendimi i marrë sot nuk ndikon në punën e Kryebashkiakut.

Dënimin e tij në Greqi, Hajdari nuk e ka deklaruar as në zgjedhjet vendore të 2019-s as në ato të këtij viti, duke konsumuar në këtë mënyrë, elementët e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 190/2 i Kodit Penal.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme