Sërish tensione në Kuvend, deputetët e Rithemelimit bllokojnë foltoren

Politikë | 3 vite më parë

Ka nisur sërish me tensione seanca plenare. Deputetët demokratë, sikurse kanë paralajmëruar në vijim te betejës së tyre, e kanë zhvendosur protestën e tyre para foltores së Kuvendit.

Deputetët e “Rithemelimit” kanë bllokuar foltoren, teksa në duar mbajnë pankarta si: “Ne kemi nevojë për qeveri, jo për kartel droge”, “Vrasësi i pluralizmit”,etj.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u ka kërkuar deputetëve demokratë të lejojnë zhvillimin normal të seancës plenare, ndërsa demokratët  bien bilbilave duke mos lejuar vijimin e seancës.

“Kolegë deputetë, merrni pozicionet tuaja në Kuvend për të nisur diskutimet. Agjenda është e ngjeshur dhe ka nevojë për debat nga të gjitha palët”, tha Nikolla, thirrja e së cilës u kundërshtua nga demokratët të cilët vijuar goditjen e tavolinave dhe rënies së bilbilave duke detyruar mazhorancës të kalojë pa diskutime në votimin e projektligjeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme