“Rithemelimi” synon sërish bllokimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Bardhi: Vijim i farsës së dy palëve

Politikë | 3 vite më parë

Deputetët e Rithemelimit dhe mbështetës të Gazmend Bardhit kanë vendosur të bllokojnë sërish punën e Komisionit për Reformën Zgjedhore, e cila pritet të mblidhet më 26 janar. Vendimi u mor gjatë mbledhjes së grupit në kryesinë e Kuvendit, ku deputeti Gazmend Bardhi tha se mbledhja e Komisionit të premten është vijim i farsës për të krijuar një reformë të njëanshme. 

Lidhur me deklaratën e OSBE/ODIHR-it për konsultime të hapura dhe gjithëpërfshirëse për Reformën Zgjedhore, Bardhi tha se vullneti i njërës palë nuk mund t’i mbivendoset palës tjetër.

“Duke pasur parasysh deklaratën e djeshme të OSBE ku theksohet nevoja për reformën zgjedhore dhe caktohen 4 prioritete që do duhet të ketë reforma zgjedhore, eliminim i blerjes së votës, intimidimin e votuesve dhe duke mbajtur në konsideratat rezolutën ku theksohet nevoja për gjithëpërfshirëseje por një përfaqësim të vërtetë të opozitë, ka vendosur të ridërgojë edhe njëherë duke shpjeguar gatishmërinë kushtetuese, të vullnetit të shumicës dërrmuese të deputetëve të opozitës në komisionin bipartizan. Tradita është që opozita dhe maxhoranca jo thjesht duhet të kenë numra të barabartë por vullneti i njërës palë nuk mund t’i mbivendoset palës tjetër. Vijimi i farsës duke ripërsëritur kërpëratat e 2020 në një reformë të njëanshme zgjedhore të paralajmëruar për të premten është një tjetër fasadë të atyre që për 22 muaj bllokuan reformën zgjedhore duke i mundësuar Edi Ramës zgjedhjet e 14 majit me të njëjtat problematika” tha Bardhi.

Edhe deputeti Flamur Noka tha se aksioni opozitar do të intensifikohet.

“Në çdo mbledhje ne diskutojmë aksionin tonë, çështja e bashkimit është e mbyllur, nuk diskutohet më si çështje. U diskutua sesi duhet ta përshkallëzojmë këtë aksion, në terren jo vetëm në Kuvend. Strategjia e deputetëve të opozitës ishte si të gjejmë forma si ta intensifikojë aksionin tonë në bazë, Asnjë zë kundër nuk është. Opozita do ti kundërpërgjigjet”, tha Noka.

Në mbledhjen e kaluar deputetët e “Rithemelimit” bllokuan punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, duke zënë karriget e deputetëve të mazhorancës. Ky vendim nga ana e “Rithemelimit” u bë shkak për largimin nga punimet e mbledhjes të Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së dhe bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Deputetët e opozitës, mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë kërkuar largimin e Enkelejd Alibeajt si bashkëkryetar të Komisionit dhe zëvendësimin e tij me Oerd Bylybashin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme