Debat i fortë, Baçi: Berisha s’ka asnjë akuzë. Gjikondi: Ai është model skandaloz, antishtetar

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi u përfshi në debate të forta në studion e “3D” me juristen Brizida Gjikondi.
Deputeti demokrat arsyetoi se arresti i shtëpisë për Sali Berishën është i padrejtë dhe i paligjshëm për arsye se ndalimi me “arrest shtëpie” është mbështetur në faktin se nuk zbatoi urdhrin e SPAK për detyrim paraqitje dhe ndalimin e lëvizjes së tij.
“Kallëzimi në SPAK është marr nga PS , pra kemi një kallëzim politik dhe nuk ka një denoncim nga pronarët, ish-pronarët. Sali Berisha gëzon të drejtën dhe është deputet dhe nuk i është hequr imuniteti dhe nuk ka masë që ti ndaloi deputetit që të mos komunikoj me qytetarët”, u shpreh Baçi.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i juristes Brizida Gjikondi e cila theksoi se modeli që ofron Sali Berisha është modeli më antishtetar sepse akuzon si bande kriminale institucionin më të rëndësishëm të prokurorisë në vend.
“Berisha është modeli më skandaloz i një shtetar që poshtëron dhe fyen institucionet e drejtësisë . Është e turpshme dhe e papranueshme kjo sjellje e Berishës kundrejt institucioneve. Nuk është normale që ish-presidenti, ish-kryeministri ti drejtohet prokurorisë si bandë kriminale”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




