Baçi: Berisha nuk sulmon SPAK, por standardet e dyfishta ndaj tij

Politikë | 3 vite më parë

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka komentuar në “3D”,paraqitjen e ish-kryeministrit Sali Berisha sot në SPAK, duke deklaruar se ai nuk ka kundërshtuar ndonjëherë këtë institucion por ka denoncuar standardet e dyfishta që përdoren ndaj tij.

“Berisha nuk ka kontestuar apo kundërshtuar asnjëherë paraqitjen në SPAK.  Berisha ka kundërshtuar mënyrën se si u thirr në SPAK, si ka vepruar SPAK”, u shpreh Baçi

Sipas tij, “SPAK u detyrua të jap një masë tjetër dhe po respektohet nga Sali Berisha. Ai nuk sulmon por konstaton mënyrën se si SPAK vepron me standard të dyfishtë.  Në rastin e Saimir Tahirit, parlamenti ka kundërshtuar propozimin e bërë nga prokurorët për të ndaluar lëvizjen e tij”

Gjithashtu Baçi shtoi se, “Berisha nuk është hera e para që kalon derën e SPAK, ai ka qene dhe herë të tjera. Por ai është si person nën hetim, nuk është as nën akuzë. Duhet të theksojmë se Berisha është vënë nën arrest shtëpie jo si person nën hetim me rrezikshmëri   por me atë kurthin që i përgatiti vetë SPAK duke i dhënë një masë për bllokim pasaporte pa kaluar në Parlament”.

 

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme