Zaimi: Ideja e ish-Jugosllavisë ka vdekur një herë e gjithmonë

Politikë | 3 vite më parë

Ish-Jugosllavia ka vdekur dhe vetëm nostalgjikët e kanë ndërmend. Kjo ide ka marr fund në mënyrën më të hidhur të mundshme, kështu u shpreh kryeredaktorja e Albanian Post, Gerta Zaimi, në lidhje me Skype për emisionin “3D” në RTSH.

 Duke folur për Samitin e Ballkanit Perëndimor të mbajtur sot  (22 janar) në Shkup, Zaimi tha se, “në dokumentin e firmosur përveç kontekstit historik dhe politik të këtij momenti, kjo qe një mbledhje shumë e rëndësishme për mendimin tim për ti dhënë një shtytje planit ekonomik për rajoni”.

Sipas saj kishte një mesazh të qartë në Samitin e Ballkanit, që vendet e rajonit duhet të përpiqeni me njeri tjetrin duke bërë reforma e kërkuara. Kështu që miliardat e eurove do jepen por me kushtin që vendet e Ballkanit të bëjnë reformat e kërkuara.

“Është një shtytje që BE e ka marr seriozisht për të treguar vëmendjen që ka nga Ballkani Perëndimor. Ata duhet të  ecin përpara me normalizimin marrëdhënieve të tyre mes Serbisë dhe Kosovës.  Pra nuk duhet të bëhen pengesë për njëri tjetrin. Serbia duhet të bëjë de facto njohjen e Kosovës ndërsa Kosova duhet të eci me Asosacionin”, theksoi ajo.

Gjithashtu ajo tha se , SHBA dhe BE kërkojë nga Serbia dhe Kosova që mos të pengojnë njëra tjetrën por të konkretizojnë angazhimet e tyre.

Këto janë dy kushtet vendimtare që duhen bërë dhe nuk penguar.

“Është komplementar për sa i përket integrimit në Evrope. Ish-Jugosllavia ka vdekur vetëm nostalgjikët e saj e kanë ndërmend dhe kjo ide ka marr fund në mënyrën më të hidhur të mundshme” theksoi ajo . 

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme