Berisha: Asgjë në histori shqiptarët nuk kanë patur më të fuqishme se shpatën e Skënderbeut dhe penën e Ibrahim Rugovës

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha, ashtu siç do natë i është drejtuar mbështetësve të tij nga ballkoni i banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie.

Gjatë fjalim para protestuesve që janë mbledhur në rrugën Mustafa Matohiti, Berisha ka përkujtuar  18-vjetorin e ndarjes nga jeta e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Një nderim i përket arkitektit të Kosovës së pavarur, burrit që e bëri çdo shqiptar të lirë, Ibrahim Rugovës. Ibrahim Rugova është luftëtari më i fuqishëm, më legjendar, personaliteti më i madh që nga koha e Skënderbeut i Kombit shqiptar. Është gjeniu i penës politike. Askush në historinë e këtij kombi nuk ngjet më shumë me Skënderbeun legjendar, se sa Ibrahim Rugova”, tha Berisha.

Asgjë në histori shqiptarët, theksoi Berisha, nuk kanë patur më të fuqishme se shpatën e Skënderbeut dhe penën e Ibrahim Rugovës.

Më tej duke u ndalur në ngjarjet e politikës së ditës, duke i bër thirrje demokratëve të bashkohen në betejën, të cilën sikurse e cilësoi ai, është vendimtare për fatin e Shqipërisë.

“Edi Rama vazhdon përpjekjet e tij prej përbindëshi kundër demokracisë në agoni. Sot ai për reformën më të rëndësishme zgjedhor po shërbehet me veglën e tij, pengun e tij  në mënyrë që të bëjë gjithçka për të rrëmbyer mandatin e zgjedhjeve të ardhshme. Për çdo shqiptar sot është e qartë se cili është pozicioni i pengBashës. Më i turpshmi në historinë 32 vjeçar të pluralizmit. Me 10 vota beson se mashtron shqiptarët se po punon për ata, në një kohë kur ai po punon vetëm për mandatin e Edi Ramës dhe qeverisjes me të”, tha ndër të tjera Berisha.

 

./rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme