“Ekspres”- Spaho: Pse të bashkohemi me palën tjetër për Reformën Zgjedhore? Më mirë shkojmë tek Rama

Deputeti i ‘Rithemelimit’, Edmond Spaho shprehu rezerva, lidhur me zhvillimin e Reformës Zgjedhore. I ftuar në emisionin “Ekspres”, Spaho theksoi se si parti duan vetëm të përfaqësohen, por, sipas tij, “Rama ja ka hequr të gjitha amendamentet dhe të drejtat opozitës”.
Në këto kushte, Spaho tha se kthimi në anormalitet i Kuvendit, është e vetmja rrugë që i bën të ndjehemi të pranishëm. Lidhur me bashkimin në një opozitë të vetme, Spaho tha se për Reformën Zgjedhore, do të ishte më mirë të bashkoheshin me Ramën pasi, sipas tij, “dhe ata janë nën urdhra të kryeministrit”.
“Pra, rruga me dialog është konsumuar. Ata nuk e dëshirojnë, Çfarë zgjidhje kemi ne? Të lejojmë Edi Ramën të zhvillojë Reformën Zgjedhore, e cila është jetike për opozitën për zgjedhjet që do të vijnë, që t‘i marri zgjedhjet në tavolinë? Nuk mund ta bëjmë këtë.
E vetmja rrugë që na ka ngelur është të kthejmë Kuvendin në anormalitet, që mos të funksionojë. Nuk kanë për tu hapur kapitujt në një vend që nuk funksion Parlamenti.
Reformën e 2008-s e kemi bërë bashkë. Berisha i tha Ramës shkruaje si e do dhe do e zbatojmë. Ne nuk kemi kushte. Duam thjeshtë të përfaqësohemi. T‘ja lërë opozitës të vendosi.
Reforma Zgjedhore është bërë me konsensus, që mos të krijojë asnjë parti avantazh elektoral. Kemi kërkuar që OSBE të ndërmjetësojë në hartimin e Reformës Zgjedhore deri në miratim në Parlament.
Jemi mandatuar të bëjmë opozitë, por na janë sekuestruar të gjitha mandamentet, të drejtat, jemi fasadë. Rama na thotë hajdeni dhe rrini aty se asnjë komision hetimor nuk do të ngrihet, ligjet, reformat do t’i bëj unë. Pse duhet të bashkohemi me palën tjetër? Të jetë për ashtu shkojmë tek Rama, pasi ata në dorë të Ramës janë”, u shpreh Spaho.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




