Pas debateve të shumta, rimblidhet sot Komisioni për Reformën Zgjedhore

Do të rimblidhet sot në orën 11:00 Komisioni për Reformën Zgjedhore. Në këtë Komision do të marrin pjesë përfaqësues të mazhorancës , të PD-së, dhe deputetët mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të kreut të grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi.
Kjo mbledhje pritet të ketë debate, pasi deputetet e grupimit të Berishës do të kërkojnë rikompozim të komisionit si edhe ndryshimin e bashkëkryetarit, me argumentin se nuk përfaqësojnë pjesën më të madhe të opozitës.
Ndërkohë mazhoranca , Lulzim Basha dhe deputetët e tij mbështetës insistojnë që ky komision të mos ndryshojë përbërjen dhe që bashkëkryetar i opozitës të vijojë të jetë Enkelejd Alibeaj.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



