Sherri/ Kulluri-Kalasë: Nuk bën dot inat me mua, mos fol si komunist!

Në emisionin ‘3D’ në RTSH ka pasur një debat të fortë mes Anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri dhe gazetarit Auron Kalaja.
Kulluri i revoltuar është shprehur ndaj gazetarit Kalaja se po shprehet si në regjimin komunist.
“Kjo është një e folur prej komunisti “që o je me mua ose je me ata”. Ndarja e shoqërisë në dy ose me regjimin ose miqtë e regjimit. Paske lexuar dhe Frojdin, nuk bën dot ironi ti me mua, më tregon ti mua, kujt i thua regjim ti. Kush është me regjimin, kush është bashke qeverisës këtu?”, u shpreh Kulluri.
Gazetari Kalaja u shpreh se tashmë ekziston një realitet tjetër dhe se njeriu që drejton sot opozitën është me arrest shtëpie.
“Balancat kanë ndryshuar i nderuar, kemi një realitet tjetër dhe njeriu që sot drejton opozitën është ai me arrest shtëpie. Një që drejton opozitën dhe një që është në bashkëqeverisje me Ramën, unë mendoj që janë të gjithë në opozitë. Kush është komunist, unë po ju them që jeni më shumë, jeni në opozitë. O Kullur se njihemi bashkë, ci ke këto që thua, kush po të thotë regji. Je në ëndrra, a je në realitet. Skam punë fare me ato që thua o zotëri”, tha Kalaja.
/rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




