Balla: Aleanca për Shqiptarët, maturi konstante politike në çuarjen përpara të reformave

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë Veriut, kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe nënkryetaren e ASH Bujare Abazi
Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se, “gjithmonë kënaqësi të takohem me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë Veriut, Kryetarin e Komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe nënkryetaren e ASH Bujare Abazi”.
Ndër të tjera ai shkruan se, “Aleanca për Shqiptarët ka dëshmuar maturi konstante politike në çuarjen përpara të reformave dhe integrimeve euroatlantike të Maqedonisë së Veriut”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



