Turi në rajon – Hasani sot në Maqedoninë e Veriut, zbardhet agjenda

Ministri i jashtëm, Igli Hasani, është ndalur sot (17 janar) në Maqedoninë e Veriut, në vijim të turit të tij në rajon.
Bëhet me dije se Hasani do të zhvillojë një takim me Ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, në orën 08:50, ndërsa në orën 09:40 dy ministrat do të mbajnë konferencën e përbashkët për mediat.
Më pas, në orën 10:10, Hasani do të zhvillojë një takim me Zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiç. Në orën 14:30, Hasani do të takohet me zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi dhe Kryetarin e Partisë BDI, Ali Ahmeti.
Me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi , Hasani do të takohet në orën 15:10, ndërsa më pas do të zhvillojë takime kryetarin e Partisë Demokratike Evropiane, Arjanit Hoxha dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Ditën e djeshme (16 janar), Hasani ishte në Kosovë, nga ku nisi turin e tij.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




