OSBE/ODIHR: Presim angazhim me të gjithë aktorët për reformën zgjedhore

Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka shprehur angazhim duke thënë se është gatshme që të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë
Përmes një postimi në platformën X, ku shprehen të kënaqur që reforma zgjedhore, është në qendër të debatit politik dhe inkurajon palët që të arrijnë synime të përbashkëta për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas deklaratës bëhet e ditur që të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë.
‘Jemi të lumtur të shohim që reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë.
Mezi presim të angazhohemi menjëherë me të gjithë aktorët për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme.’- njofton OSBE.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama, duke sjellë si shembull Reformën Zgjedhore, tha se për reformat për të cilat kërkohen 84 vota në Parlament, do të synohet arritja e konsensusit me opozitën, por nëse kjo e fundit nuk ka vullnet do të kërkohen mënyra të tjera, siç ndodh në Europë.
Por i menjëhershëm ka qënë reagoimi i deputetit të PD-së, Gazment Bardhi i cili u shpreh se, kryeministri nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve. Sipas tij beteja e opozitës në Kuvend është e drejtë dhe se Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



